“Më fal sërish mister”, Kumbulla i shkruan Mourinhos pasi e rrëzojnë në stërvitje (VIDEO)
Jose Mourinho është bërë së fundmi protagonist i një episodi që ka shkaktuar humor në rrjetet sociale. Ish-trajneri i Romës është goditur nga pas nga një prej lojtarëve të Fenerbahce-s. Mourinho përfundoi në tokë, me dhimbje dhe u largua nga fusha me krahë, fillimisht nga dy lojtarë dhe më pas nga mjekët e Fenerbahçes.
Ka qenë vetë portugezi që ka publikuar episodin në rrjetet sociale: “Mësim për trajnerët e rinj që nuk veshin kurrë të njëjtën ngjyrë si lojtarët. Mund t’jua kalojnë topin ose t’ju godasin nga pas”.
“Më fal sërish”, i ka shkruar Marash Kumbulla duke i kujtuar një episod që ka ndodhur më parë te Roma, ku mbrojtësi shqiptar e ka rrëzuar. /R.Lika-Koha Jonë/
View this post on Instagram