Me gati 200 ndeshje, Hysaj mban një rekord negativ në Seria A

Elseid Hysaj është një profesionist i vërtet. Këtë sezon sa herë që Napoli e ka thirrur në apel, kapiteni i kombëtares sonë ka qenë i gatshëm duke dhënë një ndihmë të madhe. Ai ka vetëm një difekt të vogël, në zonën e golit është praktikisht i parrezikshëm. Që kur ka mbërritur te Napolit dhe deri më tani, shkodrani nuk ka mundur që të gjejë asnjëherë rrugën e golit. Në këtë aspekt, Hysaj është rekordmen në Seria A.

Sipas një klasifikimi të bërë nga “Delinquenti nel pallone“, Elsi është i pari mes futbollistët që kanë luajtur më shumë ndeshje pa gjetur golin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptarë ka luajtur deri tani 183 ndeshje në elitën e futbollit italian dhe ende nuk e ka provuar shijen e golit. Në vendin e dytë renditet Nicola Murru, i cili është aktivizuar në 147 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjëherë.

Lojtarët me më shumë ndeshje pa shënuar

Elseid Hysaj:  183 ndeshje

Nicola Murru : 147 ndeshje

Davide Santon : 132 ndeshje

Vasco Regini : 128 ndeshje

Mirko Valdifiori : 108 ndeshje

Bartosz Bereszynski : 87 ndeshje

Davide Biraschi : 78 ndeshje

Leonardo Spinazzola : 75 ndeshje

Dodò : 74 ndeshje

Besojeni ose jo, por Hysaj ka shënuar vetëm dy gola në karrierë. Një me Empolin në sezonin 2013/14 në Seria B, ndërkohë që tjetri erdhi në shtator të vitit 2019, me kombëtaren tonë në fitoren 4-2 kundër Islandës. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP