Më i miri në fushë ndaj Pisës, Zhegrova: E falënderoj Spallettin për vlerësimet!

Edon Zhegrova ishte më i miri në fushë në fitoren ndaj Pisa-s, duke ndryshuar totalisht ndeshjen e bardhezinjve me futjen e tij në fushë. Pas sfidës në një intervistë për DAZN, theksoi rëndësinë e unitetit brenda skuadrës.

“Gjëja më e rëndësishme është që i gjithë grupi të ketë qenë i bashkuar. Dua t’i vë cilësitë e mia në shërbim të ekipit. Pashë një Juventus kompakt gjatë gjithë ndeshjes”, ka deklaruar Zhegrova.

Futbollisti kosovar foli edhe për raportin me trajnerin Luciano Spalletti dhe punën që po bën nën drejtimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Trajneri po përpiqet të më përmirësojë edhe në fazën mbrojtëse. Edhe te klubet e mëparshme më është kërkuar kjo dhe e di që në futbollin modern duhet të luash në të dyja fazat. Kam qenë jashtë për një kohë të gjatë, nuk kam luajtur shumë, por tani po jap kontributin tim”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhegrova komentoi gjithashtu një deklaratë të Spallettit, i cili foli për goditjen karakteristike të lojtarit dhe e quajti atë “zeppetta”.

“Kjo është një cilësi me të cilën kam lindur. Faleminderit trajnerit që ia ka gjetur emrin”, tha Zhegrova.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?