Me kërkesë të ekipit kundërshtar, Chapecoense shpallet kampion i Kupës së Amerikës së Jugut
Ekipi Chapecoense është emëruar si fituese e Kupës së Amerikës së Jugut nga Federata CONMEBOL. Presidenti i klubit Ivan Tozzo konfirmoi se vendimi u mor pas kërkesës zyrtare të skuadrës Atletico Nacional, me të cilën Chapecoense do të ndeshej në finale, por nuk mundi dot për shkak të aksidentit tragjik me avion.
Avioni që mbante skuadrën e Chapecoense dhe një numër gazetarësh u përplasën në Medelin të Kolumbisë dy ditë para se të luhej ndeshja finale, duke lënë 71 të vdekur. Atletico Nacional është vlerësuar me çmimin Fair Play për gjestin e tyre.
“Këshilli i CONMEBOL ka vendosur të shpallë Chapecoense-n si kampione të edicionit të vitit 2016 në Kupën Amerikano-Jugore, si dhe ekipit Atletico Nacional e vlerëson me çmimin Fair Play,” thuhej në deklaratën e Federatës.

KOHA JONË SONDAZH

