Më shumë se tifozë, “Tifozat Kuq e Zi” rindërtojnë dy qendra shëndetësore

“Tifozat Kuq e Zi” janë më tepër se fansa të Kombëtares sonë.  Grupimi i organizuar që ka për qëllim të mbështesë në çdo kohë Shqipërinë në sport, duke u kujdesur në mënyrë të veçantë për çështjen kombëtare dhe nderimin e heronjve, tashmë shfaqet në një tjetër dimension: Humanizmin!

Përpos angazhimit gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, “Tifozat Kuq e Zi” nisën të grumbullonin fonde për dy prej zonave më të goditura nga katastrofa natyrore dhe njerëzore, Durrësin dhe Shijakun.

Grupimi i propozoi qeverisë shqiptare projektin e rindërtimit të dy godinave tejet të rëndësishme të dëmtuara nga tërmeti dhe pas një rrugëtimi të gjatë mes burokracive të institucioneve, më në fund morën lajmin e shumëpritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Ministrave miratoi dhe hyrjen në fuqi me efekt të menjëhershëm “të projektmarrëveshjes së bashkëpunimit për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore në Bashkitë Durrës dhe Shijak”, në mbështetje të aktit normativ. Një nismë që vlen më tepër se çdo gol.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?