“Më të mirët 2023”, FSHF ndan sot çmimet në mbrëmjen gala të futbollit

Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023”, do të jetë momenti kulmor i një viti special ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit. Djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

FSHF ka përgatitur gjithçka në detaje për një mbrëmje festive e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Në këtë mbrëmje, e kthyer tashmë në një traditë nga FSHF, nuk do të mungojnë edhe të ftuar special. Personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit, medias dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar. Pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF. Që ka nisur prej kohësh. Fituesit do të shpallen gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po ju njohim edhe me të nominuarit për çdo kategori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për çmimin “Topi i Artë 2023” të nominuarit janë: Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj. Ndërsa për “Topin e Artë 2023” për vajza finalistet janë: Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi.

Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2023’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit. Teksa për çmimin “Trajneri i Vitit 2023” kandidaturat janë: Mirel Josa, Orges Shehi dhe Edlir Tetova.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?