Më të mirët 2023/ “Këpuca e Artë” shkon për 21-vjeçaren e Apolonisë: FSHF u jep jetë ëndrrave tona me këto çmime
”Këpuca e Artë 2023” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kishin nevojë për votim, pasi ishin përcaktuar me golat e shënuar në fushën e lojës.
Çmimi ”Këpuca e Artë 2023” për vajza i ka shkuar sulmueses së Apolonisë dhe ekipit Kombëtar A, Valentina Troka me 66 gola të shënuar sezonin e kaluar.
Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha i dorëzoi çmimin e veçantë Trokës. 21-vjeçarja nuk e fshehu gëzimin për këtë vlerësim, ndërsa falenderoi ekipin e saj që e ndihmoi të fitonte këtë çmim.
“Ndjehem shumë e lumtur me këtë titull kaq të veçantë, që donte shumë mund dhe sakrifica. Falenderoj ekipin tim dhe vajzat që bënë maksimumin që unë të fitoj këtë çmim. Gjithashtu falenderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit që u jep jetë ëndrrave tona me këto çmime”,-u shpreh lojtarja e Apolonisë.
KOHA JONË SONDAZH

