Mediat e huaja jehonë: Kompania që penalizoi Skënderbeun ka lidhje me mafian

Një skandal i rëndë ka përfshirë kompaninë e njohur zviceriane, “Sportradar”, e cila punon për llogarinë e UEFA dhe FIFA-s.

Kjo kompani është e njohur në vendin tonë si kompania që ka ndërtuar sistemin e famshëm, BFDF ndërmjet të cilës u dënua skuadra shqiptare e Skënderbeut. Nga Italia vjen lajmi i bujshëm se një i penduar i mafias italiane ka treguar se si bashkëpunonte me këtë kompani, duke bërë pagesa në të zezë te ajo

Bëhet fjalë për Fabio Lanzafame ka treguar bashkëpunimin që ka pasur me këtë kompani dhe pagesat që bënin në të zezë. Ai ka shpjeguar se kishin krijuar faqe fiktive dhe punohej njëkohësisht edhe me faqet e huaja ndërkombëtare, falë informacioneve që blinte rregullisht “Sportradar”.

Në vitin e kaluar, policia italiane ka arrestuar rreth 60 persona nga mafja siciliane dhe në Puglia, pasi kishin ndarë tregun e basteve në Itali dhe vepronin në vende si Shqipëria, Rumania dhe Malta. Uebsajti, “BusinessInsiderItalia” vijon edhe më tej me skandalin e saj të publikuar, duke u shprehur se disa prej drejtuesve kishin rënë dakort që këtyre kompanive të jashtëligjshme t’u jepeshin kuotat para atyre të regjistruara.

Kompania zyrtare e “Sportradar”, ka reaguar duke u shprehur se asnjë prej këtyre lajmeve nuk është e vërtetë dhe se do të hedh në gjyq për shpifje “BusinessInsiderItalia”. Kujtojmë që Skënderbeu humbi gjyqin në CAS dhe ngeli në fuqi dënimi me 10 vjet përjashtim nga Kupat e Europës dhe një milion euro gjobë.

SHKARKO APP