Mediat italiane kritikojnë Ndojn: Bën shumë faulle dhe pak konkret!
Emanuele Ndoj po luan në vazhdimësi te skuadra e Brescias nën drejtimin e trajnerit Corini, por mesfushori i kombëtares sonë nuk po arrin formën e tij më të mirë pas dëmtimit.
Mediat italiane nuk i kanë kursyer kritikat ndaj talentit, i cili nuk po e shfrytëzon shansin që po i jepet.
“Ndoj 5,5: Bën shumë faulle dhe pak konkret, një limit që mesfushori shqiotar e ka humbur. Corini e mbron duke nxjerrë nga fusha në pjesën e dytë”, shkruan Calciomercato.com në vlerësimin për të. /Koha Jone/