Mediat italiane, nota vlerësuese për shkëlqimin e Berishës dhe Veselit
Tre futbollistë shqiptarë u aktivizuan këtë javë në Serinë A italiane, ndërkohë mbrëmjen e sotme qëndron mundësia që të aktivizohet dhe Arlind Ajeti në takimin Palermo-Torino. Kuqezinjtë që zbritën në fushë, secili nga 90 minuta të plota, ishin portieri Etrit Berisha për Atalantën, dhe mbrojtësit e djathtë Frederik Veseli dhe Elseid Hysaj, përkatësisht për Empolin dhe Napolin.
Gazetat italiane sportive, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” kanë bërë vlerësimin e tyre për çdo futbollist të Serisë A në këtë javë duke iu caktuar nga nëj notë për paraqitjet e dhuruara.
Ka zhgënjyer me paraqitjen e tij këtë javë mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj teka ekipi i tij u mposht në shtëpi 1-3 nga Roma. Hysaj ka marrë vlerësim me notat 5.5 dhe 5. Ndërkohë futbollistët e tjerë shqiptarë, Thoma Strakosha i Lacios si dhe Ledian Memushaj me Rei Manajn e Peskarës, nuk u aktivizuan.
KOHA JONË SONDAZH

