Mediat italiane: Strakosha është një përbindësh, a do të jetë sërish makthi i Juves?
Strakosha ka marrë shumë elozhe ditën e sotme pas disa super pritjeve të bëra dje ndaj Milanit. Gardiani shqiptar ka marrë elozhe nga portali pranë klubi bardhekaltër “cittaceleste.it”, që i ka dedikuar një shkrim.
Sa stresuese mund të jetë të presësh dy penallti në një gjysmëfinale dhe të mos fitosh, pavarësisht gjithçkaje? Pyesni Thomas Strakoshën. Me pritjet e tij, gardianii Kombëtares Shqiptare, tashmë nuk përbën më lajm. Sa herë që Lacio zbret në fushë, edhe duke fituar ndeshje pa shumë vështirësi, Strakosha do të jetë protagonist me pritjet e tij. Dhe në ndeshjen e djeshme ndaj Milanit, nuk bëri përjashtim, jo vetëm duke pritur penalltitë e Rodriguez e Montolivo, por edhe duke bërë dy ndërhyrje të mrekullueshme në 120 minuta lojë, më parë me Çalhanoglu dhe më pas edhe ndaj Kalabrias.
Le të flasim sinqerisht:Thomas Strakosha është një siguri në portën e Lacios. Kishin të drejtë tifozët e Real Madrid, që muaj më parë, shikonin te ai njeriun e duhur për të mbrojtur portën e “Los Blancos”, kur ylli i tyre, Kristiano Ronaldo, të “varë këpucët në gozhdë”. Për momentin Lacio po e “përkëdhel”, edhe pse sezonin e kaluar paraqitjet e tij flasin për të. Me dy penalltitë e pritura dje, shkon në tre numri i tyre në këtë sezon, pasi Strakosha neutralizoi edhe atë të Dybala në “Juventus Stadium”.
Pikërisht bardhezinjtë e Allegrit do të jenë rivalët e radhës të Lazios në kampionat, në një ndeshje të ndërlikuar, por që nëse do të zhvillohet në mënyrën e duhur, do t’i ndihmonte djemtë e Inzaghit të ngjiteshin në klasifikim. 22-vjeçari pret me padurim për të zbritur në fushë për të vazhduar të tregojë rritjen e tij që e ka kthyer në një nga portierët më të mirë të Seria A. A do të jetë Strakosha makthi i Juventusit të shtunën e ardhshme? Kjo mbetet për t’u parë.
KOHA JONË SONDAZH

