Mediat italiane vlerësojnë lart Marash Kumbullën dhe Berishën
Futbollistët shqiptarë nuk janë vetëm për numër në Seria A, madje ata jane mes më të spikaturëve. Portali i njohur “tuttomercatoweb”, duke përfituar nga ndeshjet e kombëtareve ka publikuar një renditje me futbollistët më të mirë deri më tani. Pjesë e saj janë edhe Marash Kumbulla dhe Eterit Berisha.
24 – MARASH KUMBULLA (Hellas Verona) nota 6,44
Lider i mbrojtjes së një prej reparteve më të mira të Seria A. Surprizues impakti i tij me kampionatin, duke pasur parasysh rolin e pakët në sezonin e kaluar. Ai ka bindur trajnerin Juriç që në stërvitjet parasezonale dhe tashmë është shpërblyer. Shqipëria ka nuhatur talentin e Kumbullës dhe ia ka marrë Italisë. Kështu, në 14 tetor bëri edhe debutimin me ngjyrat e Kombëtares
Ndeshje: 9. Gola: 1. Minuta të luajtura: 716
22 – ETRIT BERISHA (SPAL) nota 6,46
Humbi sfidën e tij në Bergamo, teksa trajneri Gasperini i besoi më shumë Gollinit. Skuadra e tij Spal, është më shumë se kurrë në vështirësi, por kontributi i portierit shqiptar është i pashpjegueshëm deri më tani. Fantastik në ndeshjen ndaj Juventusit, kur arriti që të merrte notën 8 edhe pse skuadra e tij u mund.
Ndeshje: 12. Gola të pësuar: 18. Minuta të luajtura: 1080