Mediat katalanase shpërthejnë pas fitores së Realit: Kryesues me VAR!

Shtypi katalanas ka polemizuar pas fitores së Real Madrid në transfertën ndaj Real Sociedad (1-2), mbrëmjen e djeshme. “Mundo Deportivo” ka zgjedhur të përdorë ironinë në titullin kryesor: “Made in Madrid”, ndërsa “Sport” ka titull kryesor “Kryesues të VAR-it”.

Sipas këtyre gazetave, faulli ndaj Viniciusin që u konsiderua penallti nga arbitri është i diskutueshëm, goli i Januzajt duhej konsideruar i rregullt pasi portieri kishte pamje të goditjes, ndërsa Benzema ndihmohet nga krahu për të shënuar golin e dytë të Realit.

“Reali merr kryesimin plot dyshime. Goli i parë u shënua pas një penalltie të rishikuar në VAR, u anulua goli i barazimit të Januzajt dhe u konsiderua i rregullt goli i dytë, pavarësisht se erdhi pas një kontrolli me krah të Benzema”, shkruan ndërkohë faqja “La Vanguardia”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?