Meksika shkruan historinë, herë trofeun e Kupës së Artë Concacaf

Meksika ka shkruar histori në futbollin e zonës CONCACAF, duke fituar për herë të dhjetë Kupën e Artë pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në finalen e zhvilluar në Houston.

Edhe pse ishte SHBA që kaloi e para në epërsi, falë një goli të Chris Richards vetëm pas katër minutash lojë, “El Tri” arriti të përmbysë gjithçka. Në minutën e 27-të, Raúl Jiménez realizoi golin e barazimit, duke shënuar të tretin personal në këtë turne.

Fitorja u vulos në minutën e 77-të, kur Edson Álvarez gjeti rrjetën pas një aksioni të ndërlikuar. Fillimisht, goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit me sistemin VAR, ai u pranua dhe Meksika siguroi avantazhin vendimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Meksika jo vetëm që ruajti titullin e fituar në vitin 2023, por gjithashtu përmirësoi rekordin e saj në finalet e Kupës së Artë kundër SHBA-së në 7 fitore dhe 2 humbje. Ky është titulli i dhjetë në historinë e saj në këtë kompeticion, më shumë se çdo ekip tjetër në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?