Menaxheri i Hysajt: E shoh si pjesë të Mançesterit
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, sapo ka rinovuar me skuadrën e Napolit por kohët e fundit janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm të tijin tek skuadra e Manchester United.
Në lidhje me këto zëra ka folur menaxheri i lojtarit, Mario Xhiufredi, ku sipas tij një gjë e tillë nuk është e pamundur.
I pyetur nga “Tuttomercatoweb”, menaxheri i lojtarit u shpreh: “Ai po përjeton një periudhë të qetë, kemi rinovuar kontratën dhe kjo ishte qetësuese nga të gjitha pikëpamjet. Po zhvillon një kampionat të mirë, duhet të arrijë në nivelet e vitit të kaluar dhe do t’ia dalë mbanë. E ndjekin klubet më të rëndësishme dhe për sa i përket Mançester Junajtid, e shoh, si jo, pjesë të tij.”
Më pas Xhuifredi la gjithçka të hapur për të ardhmen e futbollistit rreth mundësive për tu transferuar në një skuadër tjetër. “Nuk jam kurrë për lëvizjen e lojtarëve në janar. Por pastaj është e qartë se nëse arrijnë oferta tërheqëse, duhen marrë në konsideratë. Nuk them se bëhet në janar, nuk do të ishte korrekte. Por nëse arrin një ofertë, dikush e shqyrton dhe pastaj bën vlerësimin e saj.”
KOHA JONË SONDAZH

