Mendes: Ronaldo është më i miri në histori të futbollit

Jorge Mendes ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit edhe pse nuk arriti ta fitonte ”Topin e Artë”. Portugezi në këtë vit ishte në vendin e tretë për trofeun më të madh për një lojtar, pasi përfundoi pas Lionel Messit dhe Virgil van Dijkut.

Argjentinasi fitoi ”Topin e Artë” të gjashtë në karrierë, duke e lënë pas vetes 34-vjeçarin me pesë sosh, por që agjenti i këtij të fundit ka deklaruar se tashmë dihet se kush është lojtari më i mirë në histori të futbollit. “Cristiano është lojtari më i mirë në histori dhe ju e dini këtë”, ka thënë Mendes në ceremoninë Gran Gala del Calcio.

Presidenti i Barcelonës, Jospe Maria Bartomeu, ka një pamje më ndryshme, pasi ka thënë se Messi është më i miri në histori. Ronaldo arriti të fitonte çmimin e lojtarit të vitit në Serie A dhe nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë që u mbajt në Paris të Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?