Mendonte për familjarët, Maradona shpenzoi miliona dollarë

Largimi i legjendës në mënyrë të parakohshme nisi një betejë të madhe të familjarëve të Maradonës për pasurinë dhe trashëgiminë e ish yllit të futbollit. Jo më kot, ditë më pare avokati i Pipe De Oro u shpreh se vajzat e legjendës po e sulmojnë nëpër gjyqe padrejtësisht ndërsa zbuloi se Maradona u kishte hequr kartat e kreditit atyre pasi bënin shpenzime marramendëse.

Në fakt Matias Morla i cili kujdesej për llogaritë bankare të argjentinasit që ndërroi jetë 25 nëntorin e kaluar hapi letrat duke zbuluar edhe sesa ka shpenzuar Maradona për familjarët e tij, një shumë e madhe që tregon edhe zemrën e madhe që kishte ish numri 10 i Argjentinës. Sipas avokatit plot 4.5 mln dollarë janë shpenzuar nga Diego nga viti 2014 deri në vitin 2020 si shpërblime dhe dhurata për familjarët.

Sipas tij, paratë janë shpërndarë për rrethin më të ngushtë familjar që janë: vajzat Dalma dhe Gianinna (të cilat kanë paditur avokatin), motrat Veronica Ojeda (dhe djali i saj Dieguito Fernando), Jana, Diego Junior, Claudia Villafane dhe Rocio Oliva.

SHKARKO APP