Mendy i jep fitoren Realit në duelin e parë ndaj Atalantës, City mund pastër Gladbah (VIDEO)

Real Madrid dhe Manchester City hedhin një hap drejt kualifikimit për në çerekfinale. Skuadra e Zidane fitoi 1-0 në transfertën ndaj Atalantës, një ndeshje, që e luajti për shumë se 70 minuta me një futbollist më shumë. Gjyqtari gjerman Stieler nxori që në minutën e 17-të Freuler me karton të kuq pas një faulli në hyrje të zonës, një vendim i dyshimtë, por që nuk d të kthehej më pas.

Reali vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit. 4 minuta nga fundi, Mendy i shënoi një super gol me një goditje me të djathtën nga distanca duke mposhtur Gollinin. Gjimshiti zhvilloi një ndeshje shumë të mirë te bergamaskët.

Manchester City fitoi pastër 2-0 në sfidën e parë ndaj Gladbah. Bernardo Silva në minutën e 29-të dhe Gabriel Jesus ishin autorët e golave. Për ekipin e Guardiolës sfida e kthimit do të jetë thjeshtë një formalitet. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

5

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?