Mërgim Mavraj: Nuk kthehem te Kosova, unë jam për një Kombëtare

Mërgim Mavraj ishte në dyshim tek ekipi i parë i FC Köln, pas dëmtimit, por 29-vjeçari mbeti në qytetin e katedrales dhe mblodhi në gjysmën e dytë të sezonit jo pak minuta aktivizim dhe ndeshje të luajtura. Tani është duke pritur me padurim Kampionatin Europian të Francës, si pjesë e Shqipërisë. “Disa herë jam përpjekur për ta vënë veten atje, në finalet e Europianit, por nuk kam asnjë ide si do të jetë. Kjo është e vërtetë, – ka thënë Mavraj në një intervistë me “Kicker”. – Për një ekip kombëtar si Shqipëria kjo gjë nuk ndodh zakonisht. Eshtë një sukses që kurrë nuk e kemi përjetuar, ndaj nuk mund të kuptojmë plotësisht se çfarë do të ndodhë atje, por pritshmëritë janë të mëdha.”

Mbrojtësi qendror, me rrënjë kosovare, me zgjedhjen e tij ka plane të mëdha për në Francë: “Franca është një nga favorite në grupin tonë. Edhe Zvicra ka qenë gjithmonë e konsideruar nga rivalët, por kjo aktualja nuk është aq e fortë sa nën drejtimin e Ottmar Hitzfeld. Shqipëria? Njëri apo tjetri ekip, nëse do të na nënvlerësojë, atëherë kjo do të jetë karta jonë. Besimi ynë është i madh, se mund të shkojmë larg.” Marrja pjesë në “Euro 2016” për Mavrajn nuk ishte një çështje, edhe pse për shkak të një dëmtimi në gju e humbi pothuajse të gjithë sezonin:

“Më vjen mirë që trajneri dhe stafi më bënë pjesë të kombëtares për këtë event. Unë jam i ndershëm. Në qoftë se do të ishte në duart e mia, ndoshta do të kisha marrë vendimin e gabuar në këtë situatë .” Nga ana tjetër, i pyetur për temën e kombëtares së Kosovës, pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA, Mavraj nuk ka dilemma për vazhdimësinë e tij:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjenerata pas nesh ka për të vendosur të luajë për Kosovën. Personalisht, pas 10 vitesh do të luaja për Kosovën dhe jo Shqipërinë. Në situatën aktuale nuk e mendoj aspak afrimin te kombëtarja e Kosovës. Kjo është edhe kundrejt mirënjohjes dhe detyrimit moral që unë kam ndaj FSHF-së. Dëshira ime e madhe është që këto kombëtare të luajnë nën një simbol kombëtar, ashtu siç ka qenë gjithë kohës.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?