Merkato e janarit u mbyll/ Dominon Premier League në shpenzime, më pas vjen Seria A

Mbrëmjen e djeshme u mbyll zyrtarisht në shumicën e vendeve të botës merkatoja dimërore 2026, duke hapur rrugën për bilancet dhe renditjet e kampionateve që shpenzuan më shumë gjatë muajit janar.

Siç pritej, edhe këtë vit Premier League konfirmoi statusin si kampionati më i pasur në botë, duke shpenzuar mbi 450 milionë euro në afrime të reja. Klubi që investoi më shumë ishte Manchester City i Pep Guardiolës, i cili për të sjellë në “Etihad” Semenyo dhe përforcimet e tjera ka shpenzuar afërsisht 100 milionë euro.

Por surpriza e madhe e kësaj merkatoje vjen pas Anglisë: Serie A italiane renditet e dyta në botë, me mbi 240 milionë euro të investuara, duke lënë pas jo vetëm kampionatet kryesore europiane, por edhe ligën arabe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, Saudi Pro League rezulton këtë herë e pazakontë “e qetë”, me vetëm 93 milionë euro shpenzime, shumë më pak se vitet e fundit kur dominonte merkato-n me shifra marramendëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave të Transfermarkt, kjo është renditja e kampionateve që shpenzuan më shumë në merkato dimërore 2026:

Renditja e shpenzimeve në janar 2026

Premier League (Angli) – 453,2 mln €

Serie A (Itali) – 243,6 mln €

Brasilerao (Brazil) – 201,6 mln €

MLS (SHBA) – 144,3 mln €

Ligue 1 (Francë) – 105,1 mln €

Bundesliga (Gjermani) – 96,7 mln €

Saudi Pro League (Arabi Saudite) – 93,1 mln €

LaLiga (Spanjë) – 75,6 mln €

Super Lig (Turqi) – 70,5 mln €

Liga Portugal (Portugali) – 59,5 mln €

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?