Merkato e Juventus, bardhezinjtë fokusojnë të rinjtë
Nuk ka frena për transfertimet te Juventus. Të rinjtë janë në fokusin e “Zonjës së Vjetër”.
Planet e merkatos duket se janë për të marrë futbollistë cilësorë por edhe për të shërbyer për shumë vite në klub.
Drejtori Përgjithshëm i bardhezinjve, Beppe Marotta ka folur në lidhje me dritaren e transferimeve të kampionëve të Italisë.
Marotta ka konfirmuar edhe njëherë interesin e “Zonjës së Vjetër” për talentin e Bocca Juniors, Rodrigo Bentancur.
Situata është nën vëzhgim edhe pse numri 1 i merkatos së bardhezinjve shprehet se nuk ka arsye për t’u nxituar, për të pasur në dispozicion shërbimet e 19-vjecarit, por duket se e ardhmja e argjentinasit pritet të jetë Juventusi.
Gjaku i ri në klub dhe investimi te Talentet e reja janë kthyer trend te bardhezinjtë.
Sytë janë te Giannluigi Donarumma, gardiani i portës së Milanit është shndërruar në objektivin numër 1 të kampionëve të Italisë.
E gjitha kjo vjen përpos faktit se poriteri aktual i Juventusit, Giannluigi Buffon është në fund të karrierës së tij.
Transferimi i 17-vjecarit duket një mision i vështirë, por jo i pamundur.
Për momentin, komenti i Marota-s ishte se aktualisht skuadra e ka një portier, pasi Giggi të largohet, drejtuesit e klubit do të bëjnë cmos që pasardhësi i tij të jetë i një niveli të lartë.
Janari, muaj i cili përkon dhe me merkaton dimërore, pritet të jetë produktiv për “Zonjën e Vjetër”. Axel Ëitsel, mesfushori i Zenit Saint Petersburg në një intervistë të dhënë është shprehur hapur se do t’i bashkohet Juventusit shumë shpejt.
Në janar drejtuesit e skuadrës do të bëjnë maksimumin që belgu t’i bashkohet ekipit. Në rastë se transferimi dështon, atëherë në verë, 27-vjecari do të vishet bardhezi.
KOHA JONË SONDAZH

