Merkato Europiane, Aubameyang dëshiron të transferohet tek Reali

Pjerr Aubamejang është në fokusin e shumë klubeve të pasura europiane, megjithatë e ëma e lojtarit ka zbuluar se dëshira e tij është të jetë pjesë e Realit të Madridit, madje e gjithë familja do ishte e mjaft lumtur nëse ai kalon tek 11 herë kampionët e Europës.

Pierre-Emerick Aubameyang është një ndër sulmuesit më me vlerë për momentin në tregun e lojtarëve në kontinetin e vjetër. Emri i tij është përmendur në listën e dëshirave të shumë klubeve të pasura në Europë, duke filluar nga Manchester United, Manchester City, Reali i Madridit, Barcelona dhe PSG. Lojtari ende nuk e ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga Borusia e Dortmundit, megjithatë ka qënë nëna e tij ajo që ka zbuluar se cila mund të jetë e ardhmja e sulmuesit nga Gaboni.

“Ai i ka pretmuar gjyshit të tij që një ditë do të luaj për Realin e Madridit dhe djali im ka qënë një fans i “Los Blancos” që në moshë të vogël. Në fakt ne jemi si familje mbështetës të Realit dhe një transferim atje do të ishte i mrekullueshëm , megjithatë për momentin Pierre është mirë tek Dortmundi “- ka deklaruar për të përditshmen spanjolle “AS” mamaja e Aubameyang , Margarita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që edhe trajneri i Borusias së Dortmundit, Thomas Thucel ka pranuar se nëse një ofertë e rëndësishme vjen për 27 vjeçarin atëherë do të jetë e vështirë që klubi verdhezi të bëhet pengesë për transferimin e tij. Aubameyang në këtë edicion të Bundesligës gjermane ka realizuar 12 gola në 15 takime të zhvilluara duke konfirmuar edhe një herë aftësitë e tij përpara portës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?