Merkato te Milani, Inzaghi kërkon lojtarin me të cilin punoi te kuqezinjtë

Pippo Inzaghi zhvilloi një punë fantastike këtë sezon në drejtimin e Beneventos, skuadër me të cilën dominoi një kampionat të ashpër si Serie B.

“Shtrigat” do të garojnë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit italian dhe ish-sulmuesi unik e ka të qartë që nevojitet një merkato cilësore për të përballuar Serie A.

Dëshira e Superpipos për mesin e fushës është Giacomo Bonaventura. 30-vjeçari po luan sezonin e fundit me Milanin dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë vendosur të mos ia rinovojnë kontratën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bonaventura dhe Inzaghi

Atalanta dhe Torino interesohen për shërbimet e tij, teksa në garë është futur edhe Benevento. Sportitalia raporton se klubi i sapongjitur në Serie A, i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare milanistit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkimi me Inzaghin mund ta bindë që të pranojë këtë ofertë, edhe pse dëshira e tij e madhe është rikthimi tek Atalanta, aty ku shpërtheu dhe ku do të ketë mundësinë të luajë në Champions League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?