Mertens: Kundër Juventusit do të japim 110 për qind!

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens nuk beson te gjendja e vështirë që po kalon Juventusit. Sipas sulmuesit belg skuadra e tij duhet të japë 110 për qind në fushë për të marrë një fitore të mundshme në finalen e Superkupës së Italisë.

“Nuk besojmë te një Juventus në vështirësi, pavarësisht rezultateve të fundit. Ne ndërkohë kishim një përballje me Fiorentinën, duke konfirmuar shpirtin e garës së grupit dhe të besimit që kemi në punën e Gattusos. Në një ndeshje të veshje të vetme ku luhet një trofe, duhet të japim 110%”, deklaroi Mertens. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?