Mesazh për kombëtaren, selia e PD-së vishet me ngjyrat kuq e zi

Pak orë para se kampionati Europian “Gjermani 2024” të niste, selia e Partisë Demokratike ka ndërruar pamje.

Ajo u vesh me ngjyrat kuq e zi, ato të kombëtares së futbollit e cila është pjesëmarrëse për herë të dytë në një eveniment europian të futbollit.

Me mesazhin “Demokratët me ty Shqipëri”, PD i ka uruar suksese kombëtares shqiptare të futbollit, që ndeshjen e parë do ta luajë sot përballë Italisë.

SHKARKO APP