Mesazhi i Messit për koronavirusin: Shëndeti në radhë të parë mbi çdo gjë!
Lionel Messi është personazhi i radhës i botës së futbollit që ka dhënë një mesazh shumë domethënës në rrjetet sociale për situatën delikate të koronavirusit.
“Këto janë ditë të ndërlikuara për të gjithë. Jetojmë të shqetësuar për atë që po ndodh dhe duam të ndihmojmë ata që janë prekur dhe ata që po punojnë në spitale. Dua tu them që të gjejnë shumë forcë.
Shëndeti duhet të vijë gjithmonë në radhë të parë. Është një moment i jashtëzakonshëm dhe duhet të ndjekim udhëzimet e organizatave shëndetësore dhe autoriteteve publike. Vetëm në këtë mënyrë ne mund ta luftojmë atë në mënyrë efektive.
Është koha që të jemi përgjegjës dhe të qëndrojmë në shtëpi, është gjithashtu perfekte ta shijosh këtë kohë që nuk e ke gjithmonë. Një përqafim dhe shpresojmë që të mund ta ndryshojmë këtë situatë sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar Messi. /R.Lika-Koha Jone/