Mesazhi prekës i portierit të Juventusit: Me fat ndodhem tani në Itali

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka postuar një mesazh të fantastik në Instagram për të demonstruar afërsinë e tij me popullin italian në këto momente të vështira që po kalon në luftën me Covid-19.

“Teksa vazhdojmë të shqetësohemi për familjet dhe njerëzit e dashur, duke u lutur që ata të mos infektohen nga virusi, ne vazhdojmë të pyesim veten se si dhe pse ndodhi kjo. Pyetjeve të cilave nuk mund t’u gjejmë kurrë përgjigje. Pyesim veten edhe për të ardhshmen.

Si do të ndikojë kjo në shoqërinë tonë? A do të kthehen gjërat në normalitet? Dhe kjo më çoi në një reflektim … Dikush mund ta konsideronte veten pa fat për të qenë aktualisht në Itali – vendi më i prekur nga virusi – për momentin. Por nuk jam dakord. Ndihem me fat që jam këtu sepse e di që ky është një vend që do të fitojë kundër këtij virusi me unitetin dhe pasionin për të cilin italianët janë të famshëm.

Brezat që do të vijnë do të studiojnë një histori të jashtëzakonshme të këtij vendi. Ata do të mësojnë për artin e tij të mrekullueshëm, arkitekturën e tij unike, modën, ushqim e shijshëm … Në asnjë libër historie nuk do të përmendet Covid-19 sepse Italia është më e madhe dhe më e fortë se ky virus.

Ndërsa mendoj se sa tmerrësisht më ka marrë malli për familjen time dhe lutem për shëndetin e tyre, jam krenar që e ndava këtë moment të vështirë me popullin italian. Italia mbetet e fortë, gjithçka do të bëhet mirë!”, deklaroi portieri i Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP