Mesfushori i Napolit del pozitiv me Covid, humbet finalen e Superkupës

Lajme të këqija për Rino Gattuson, i cili duhet të bëjë pa Fabian Ruiz në dy ndeshjet e radhës ndaj Fiorentinës dhe Juventusit.

Futbollisti spanjoll ka dal pozitiv në testimet e fundit të kryera për koronavitusin, teksa është izoluar. Pjesa tjetër e ekipit ka rezultuar me tamponë negative, por gjithsesi rreziku është i madh që të ketë të infektuar të tjerë.

Në ditët e fundit te skuadra e Napolit ka rezultuar pozitiv edhe sulmuesi Osimeh, ndërkohë që më parë e ka kaluar edhe Hysaj dhe Rrahmani. /Koha Jone/

SHKARKO APP