Mesfushori i Realit flet për vështirësitë: Pres shumë nga vetja
Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde ka folur para ndeshjes në Champions League kundër Kairat Almaty, që është këtë të martë. ”Jam i vetëdijshëm se si po luaj; jam i pari që e di kur gjërat nuk po shkojnë sipas dëshirës sime. Lojtarët e dinë nëse po bëjnë një ndeshje të keqe. Është e vërtetë që fillova mirë në projektin e ri, në Kupën e Botës; mendoj se luajta mirë atje. Tani është shumë më e vështirë për mua të ndihem komod në fushë. Do të vazhdoj të punoj. Si kapiten, do të vazhdoj të udhëheq grupin dhe të tregoj aftësitë e mia kur luaj”,-tha Valverde.
KOHA JONË SONDAZH

