Mesi thyen “mallkimin” ndaj Çelsit, i përgjigjet magjisë së Uillian (VIDEO)

Çelsi dhe Barcelona nuk shkojnë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Stamford Bridge”, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit.  Antonio Konte i surprizoi të gjithë me formacionin që hodhi në fushë nga minuta e parë. Strategu italian la në stol sulmuesin e vetëm, Alvaro Morata, duke zgjedhur që të luajë me skemën 5-4-1 në lojën mbrojtëse, dhe 4-4-2 në aksionet sulmuese. Në krahun tjetër Valverde vazhdon të luajë me skemën 4-4-2, teksa Mes dhe Suarez janë dy sulmuesit e vetëm. Ndeshja nis e qetë me të dyja skuadrat që mendojnë më shumë për të studiuar lojën e njëra-tjetrës. Blaugranët dominojnë në mbajtjen e topit duke pasur një superioritet (70 me 30 për qind). Pavarësisht këtë fakti, Çelsi krenohet me faktin se është më e rrezikshme.

Në minutën e 33-të Uillian dhuron spektakël, teksa me një goditje fantastike me të djathtën godet shtyllën e majtë të portierit Ter Stegen. Sulmuesi brazilian vijon të mahnisë të gjithë në “Stamford Bridge”, pasi në minutën e 41-të me një tjetër goditje magjike nga distanca e dërgon topin në shtyllën e djathtë. Pjesa e dytë dhuron të tjera emocione, me vandasit që gjejnë golin e  avantazhit. Në minutën e 62-të, Uillian këtë herë provon për herë të tretë, me topin që shkon në fundin e rrjetës. Avantazhi nuk do të zgjaste shumë, pasi vendasit tërhiqen shumë.

Mbrojtja e Çelsit gabon rëndë në minutën e 75-të duke i dhënë mundësinë Iniestës që të fitonte topin dhe më pas të pasonte për Mesin, i cili e kishte të thjeshtë për të realizuar. Ky është goli i parë i “Pleshtit” ndaj Bluve të Londrës. Konte aktivizon edhe Moratën në minutat e fundit, por sulmuesi spanjoll, nuk bën më shumë se një ndëshkim me karton të verdhë nga gjyqtari Çakir. Në duelin e kthimit katalanasit kanë avantazhin e golit në fushën kundërshtare. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?