Mësohet se çfarë do të bëjnë tifozët e Tiranës dhe të Partizanit

Bardheblutë do të ngrejnë trofeun e e 25-të në historinë e klubit dhe do ta festojnë këtë trofe në “thatësirë” pasi në stadium nuk do të jenë të pranishëm tifozët.

Tifozët e Tiranës do të festojnë titullin nëpër tarracat e pallateve. Mësohet se tifozët kanë arritur të gjejnë disa pika strategjike që ndodhen afër me stadiumin dhe në momentin kur bardheblutë të ngrejnë lart trofeun, atëherë tifozët do të ndezin flakadanët.

Festa e tifozëve të Tiranës do të jetë e shtrirë edhe në disa zona dhe lagje të tjera, duke krijuar kështu një atmosferë festive. Nisur nga këto zëra, tifozët e Partizanit po kërkojnë të bllokojnë çdo festim bardheblu.

SHKARKO APP