Messi bëhet çështje në Paris, te Argjentina është gati për të luajtur

Lionel Messi po kalon një sezon për t’u harruar te skuadra e PSG, ku ka luajtur shumë pak deri më tani, por në kombëtaren argjentinase vijon që të jetë i grumbulluar.

Te PSG-ja nuk ishin dakord që ai të thirrej nga Argjentina sepse ishte i dëmtuar. Gjithsesi Messi është stërvitur ditën e sotme disa kohë me grupin por më pas ka kaluar i veçuar.

Pas disa testeve të kryera nga stafi mjekësor rezultoi që Messi është gati për të luajtur që të premten ndaj Urugait. Një gjë e tillë me siguri që nuk do i pëlqejë aspak trajnerit Pochettino, i cili nuk e kishte në dispozicion në dy ndeshjet e fundit.

SHKARKO APP