Messi ble shtëpi 8 milionë euro në Miami, shkon te klubi i Beckham?

Një ditë do të doja të luaja në Shtetet e Bashkuara“, tha Leo Messi disa ditë më parë në një intervistë për një TV spanjoll.

Dhe tani që asi argjentinas ka blerë një apartament luksoz në Miami me vlerë tetë milionë euro, duke shtuar zërat që flasin për një largim të tijin nga “Camp Nou”.

Messi, i cili ka një kontratë që skadon me Barcelona në qershor, u shpreh se do të vendosë në fund të sezonit.

Emri i tij është përfolur si për një afrim te PSG ashtu edhe te Manchester City. Por, sipas Daily Mail, Miami’s Inter, në pronësi të ish-kampionit anglez David Beckham, mund të provojë të jetë hipoteza më konkrete, raporton Ora News.

Sigurisht, hipoteza që Messi mund të largohet nga Barcelona verën e ardhshme, ose në fund të kontratës, duket gjithnjë e më e mundshme. Dhe kjo pavarësisht nga ndryshimi në presidencë që do të vijë pas zgjedhjeve shkurtin e ardhshëm.

Edhe nëse Laporta kthehet në krye të klubit blaugrana, ‘Pleshti’ mund të largohet nga Katalonia.

SHKARKO APP