
Pas fitores së thellë në La Liga kundër Eibarit, Barcelona do të luajë në mesjavë në Champions League kundër Napolit. Formacioni i Gattuso-s pret Messin dhe yjet e tjerë në stadiumin San Paolo.
Gjithsesi për shkak të gripit të Coronavirusit, futbollistët e Barcelonës duhet të kryejnë kontrolle mjekësore në aeroport që përfshijnë kontroll të temperaturës së trupit dhe në rast të temperaturës së lartë, testime të mëtejshme në spital.
Këto janë udhëzimet e vendosura nga autoritetet shëndetësore italiane për të luftuar përhapjen e virusit. Coronavirus tashmë ka goditur sportin italian, me pezullimin e ngjarjeve sportive në Lombardi dhe Veneto dhe shtyrjen e katër ndeshjeve në Serisë A (Torino-Parma, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria). /R.Lika-Koha Jone/
