Messi: Golin e kam më pak obsesion, dua të ndihmoj ekipin!

Lionel Messi provoi largimin nga Barcelona gjatë kësaj vere, por këmbëngulja e drejtuesve dhe kontrata e vlefshme deri në fund të sezonit, bënë që të mbetej në “Camp Nou” të paktën edhe për këtë sezon.

“Pleshti” është më pak produktiv në aspektin e golave dhe asisteve, por më i vlefshëm për skuadrën, pasi krijon hapësira për lojtarë si Ansu Fati e Coutinho, të cilët vijnë nga pas krahëve për të dërguar topin në rrjetë.

Një gjë të tillë e pranoi edhe vetë argjentinasi në një intervistë për mediat spanjolle, ku tha se mendon më pak për të shënuar vetë dhe më tepër për të ndihmuar ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani golin e kam më pak obsesion dhe provoj të kontribuoj sa të mundem për të ndihmuar ekipin të marrë rezultate”, u shpreh argjentinasi .

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi 33-vjeçar është njeriu që ka shënuar më shumë gola për Barcelonën, plot 635 në 734 ndeshje, gjatë të cilave ka dhënë edhe 256 asiste.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?