Messi-Hamilton në histori, të dy fitues në ceremoninë e çmimeve “Laureus”

Lewis Hamilton dhe Lionel Messi bëjnë historinë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Laureus në Sport. Piloti i Mercedes, 6 herë kampion bote i Formula 1 dhe kapiteni i Barcelonës u shpallën që të dy fitues të Çmimit Sportisti më i mirë i Vitit 2019, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e këtij evenimenti prestigjioz

Juria e edicionit të 20 të ndarjes së Cmimeve Laureus e pati shumë të vështirë të nxirrte një fitues të vetëm, kështu që i lanë me pikë të barabarta Leëis hamilton dhe Lionel Messin, me argjentinasin që për më tepër bëhet i pari futbollist që merr çmimin Laureus si sportisti më i mirë.

Ndërsa Çmimin e Sportistes më të mirë të vitit e mori gjimnazistia amerikane Simone Biles, një çmim që ajo e fiton për herë të tretë në 4 vjet. Çmimin si skuadra më e mirë e vitit e fitoi skuadra e Rugby së Afrikës së Jugut që mposhti Liverpoolin dhe kombëtaren amerikane të futbollit të femrave. Vlerësim pati edhe për Sphia Floersch që fitoi çmimin Rikthimi i Vitit pas aksidentit të tmerrshëm të pësuar në Formula 3 në nëntor të 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?