Messi i pandalshëm, shënon dy gola dhe dhuron asist në fitoren spektakolare të Inter Miami
Inter Miami dhuron spektakël duke mposhtur Neë York-un me rezultatin e thellë 4-0. Ylli absolut i ndeshjes ishte, si gjithmonë, Lionel Messi. Magjistari argjentinas regjistroi një asist dhe realizoi dy gola fantastikë, duke udhëhequr skuadrën e tij.
Avantazhin e sigloi Baltazar Rodriguez, pas një pasimi të shkëlqyer nga Messi. Në minutën e 74-t, ishte vetë kampioni i botës që mori një top nga Busquets, depërtoi me shpejtësi drejt zonës dhe me një goditje të saktë mposhti portierin kundërshtar.
Luis Suarez shënoi nga pika e bardhë për 3-0, ndërsa Messi mbylli spektaklin me një tjetër perlë. Duke marrë topin në të djathtë, ai krijoi një moment magjie që elektrizoi stadiumin.
Messi vazhdon të shkruajë historinë në MLS, teksa shënuar tashmë 24 gola dhe është golashënuesi më i mirë i ligës. Gjithashtu është bërë vetëm lojtari i katërt në histori që arrin të realizojë dy ose më shumë gola në tetë ndeshje. Me 24 gola dhe 13 asistime këtë sezon, Messi është lojtari i parë ndonjëherë në MLS që arrin mbi 35 kontribute direkte në gola në dy sezone radhazi.

KOHA JONË SONDAZH

