Messi i trishtuar: Futbolli dhe jeta nuk do të jenë njëlloj si më parë!

Lionel Messi është kthyer të flasë për momentin e vështirë me të cilin po përballet bota për shkak të koronavirus-it. Një problem që ka goditur të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë edhe futbollin. Argjentinasi është i bindur se La Liga dhe futbolli nuk do të jenë njëlloj si më parë.

“Ndihem shumë keq për faktin se shumë njerëz kanë humbur jetën. Pothuajse të gjithëve ne na mbetet dyshimi sesi do të jetë bota pas gjithë kësaj që ka ndodhur.

Përtej asaj që ka ndodhur, nga izolimi i detyruar për të qenë të sigurt, shumë njerëz kanë qenë të detyruar të përballen me momente shumë më të vështira. Kjo situatë ka krijuar shumë probleme. Shumë persona kanë humbur pjesëtarë të familjes ose miq. Nuk kanë patur as mundësinë që t’u thonë lamtumirë”.

Mendoj se kjo krizë e shkaktuar nga Covid-19 ka krijuar shumë probleme, por nuk do të jenë kurrë aq të rënda sa humbjet që shumë persona kanë pësuar. Nuk ka asgjë më të rëndë se të humbësh një njeri të dashur.  Futbolli, por edhe vetë jeta, nuk do të jenë më si më parë pas koronavirus-it. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur do të kthehemi në normalitet, por do të jetë një normalitet i ri”, tha Messi për “El Pais Semanal”.

SHKARKO APP