Messi lëndohet në minutën e 11-të të ndeshjes, Inter Miami fiton në penallti

Inter Miami ka fituar në penallti ndaj Necaxas së Meksikës, në kuadër të raundit të dytë të “Leagues Cup”.

Por më shumë është raportuar për lëndimin e superyllit argjentinas, Lionel Messi.

Messi la fushën në minutën e 11-të të ndeshjes për një lëndim të hamstringut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Inter Miami luajti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 17-të pas përjashtimit të Falconit, por ia doli të fitoi me penallti. Jordi Alba shënoi për 2:2 në minutën e 92-të të ndeshjes. Telasco Segovia e shënoi golin e parë për Miamin në minutën e 12-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Leo ka ndier një shqetësim në hamstring dhe nuk do ta dimë seriozitetin e lëndimit deri në testet tjera. Ai përfundimit ka diçka. Ndoshta nuk është shumë serioze pasi nuk kishte dhimbje, por ka pasur një shqetësim”, ka thënë trajneri i Inter Miamit, Javier Mascerano.

Koha.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?