“Messi më i miri, jo Ronaldo”, Eto’o sqaron lëmshin e krijuar nga GDS

Samuel Eto’o është i qartë se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Në fakt një intervistë e tij, dhënë për Sky Sport dhe botuar në “La Gazzetta Dello Sport“, ka sjellë konfuzion, por vetë kamerunasi ka vendosur të sqarojë gjithçka.

“Ronaldo është më i miri i të gjithë kohërave”, janë fjalët që pretendohet të jenë thënë nga Eto’o, ndërkohë që më pas ajo deklaratë u bë virale dhe u përcoll nga mediat më të mëdha ndërkombëtare. I ndodhur në këto pozita, ish-sulmuesi ka reaguar në Twitter.

Ai ka reaguar në postimin e bërë nga Mundo Deportivo, teksa shkruan: “Një nga më të mirët, më i miri është Messi”. Kështu Eto’o bën të qartë se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, kurse gazeta spanjolle ka bërë korrigjimin. /abcnews.al

SHKARKO APP