Messi me shokë zhgënjejnë në Champions, Inter Miami eliminohet në gjysmëfinale

Inter Miami ka dështuar të përmbysë disavantazhin në gjysmëfinalen e dytë të CONCACAF Champions Cup, duke u eliminuar pas një tjetër humbjeje zhgënjyese. Pas rezultatit 2-0 në sfidën e parë, skuadra e drejtuar nga Javier Mascherano u mposht edhe në ndeshjen e kthimit, këtë herë me rezultatin 1-3 ndaj Vancouver Whitecaps, në Chase Stadium.

Gjithçka nisi mirë për skuadrën nga Florida, që kaloi në avantazh me një gol të Jordi Albës, por më pas miqtë reaguan fuqishëm. White, Vite dhe Berhalter ishin autorët e golave që përmbysën ndeshjen dhe vulosën eliminimin e Inter Miami.

Pavarësisht përpjekjeve të Messit dhe shokëve të tij, vendasit nuk arritën të rikthehen në lojë dhe tani u mbetet të përqendrohen në kampionatin MLS, ku sfida e radhës do të jetë ndaj New York Red Bulls.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Inter Miami CF vs. Vancouver Whitecaps FC Concacaf Champions Cup Highlights | FOX Soccer

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?