“Messi meksikan” në histori, debutoi vetëm në moshën 15 vjeç

Luka Romero debutoi mbrëmjen e djeshme vetëm në moshën 15 vjeç kundër Realit. I lindur në Meksikë, i quajtur “Messi meksikan” debutoi në elitën e futbollit spanjoll me Mallorca, në ndeshjen e javës së 31-të në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

I hedhur në fushën e blertë në minutën e 82-të kundër merengues, talenti i ri, që tashmë ka luajtur me ekipet e të rinjve të Argjentinës, nuk pati pothuajse asnjë kontakt me topin.

Me 15 vite e 219 ditë, Luka Romero u bë lojtari më i ri, që debuton në La Liga. 36 ditë janë ato që e ndajnë atë nga spanjolli Francisco Bao “Samson”, i cili debutoi në moshën 15 vjeç dhe 255 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesë lojtarët më të rinj që kanë debutuar në La Liga

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Luka Romero | 15 vjet 219 ditë
  2. Francisco Bao “Samson” | 15 vjet 255 ditë
  3. Pedro Irastorza | 15 vjet 288 ditë
  4. Carscar Ramón | 15 vjet 289 ditë
  5. Branko Kubala | 16 vjet 83 ditë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?