Messi “mund” pandeminë, lajmi për largimin e tij u klikua më shumë sesa Covid-19
Më në fund një ngjarje që mori vëmendjen dhe nxori jashtë loje për pak minuta pandeminë e Covid-19.
Lajmi për largimin e Lionel Mesit nga Barcelona ishte trendi i ditës dhe në shumë qytete dhe shtete të botës ishte më i kërkuar në “Google” sesa Covid-19.
Në Madrid, në fakt, qytetarët vazhdojnë të ishin më të shqetësuar për virusin sesa për Mesin, por në vende të tjera Leo ishte në krye të listës së kërkimeve.
Njerëzit ishin shumë kuriozë dhe klikonin: Mesi; Mesi lajme; Mesi largimi; Lajme për Mesin; Pse Mesi do largohet etj.
Për shumë orë të datës 25 gusht, thuajse gjithë ditën, Leo ishte “mbreti” i kërkimeve në “Google”.