Messi nuk ndalet, vendos një tjetër rekord në La Liga

Lionel Messi nuk ka ndërmend që të ndalet me rekorde. Sulmuesi argjentinas u rikthye në formë në ndeshjen kundër Mallorcas teksa shënoi një gol dhe dhuroi 2 asiste.

Argjentinasi shënoi golin e tij të 20 në këtë edicion të La Ligas. “Pleshti” me golin e djeshëm thyen një rekord fantastik. Ai ka 12 sezone që shënon mbi 20 gola në kampionat.

Messi e ka arritur shifrën e 20 golave në sezonin 2008-09 dhe prej atij viti e deri më tani nuk është ndalur. Argjentinasi vijon që të jetë protagonist absolut edhe pse është në vitet e fundit të karrierës.

SHKARKO APP