Messi nuk paraqitet sërish në stërvitje, Barcelona në ankth

Lionel Messi vijon që të shqetësojë Barcelonën. 32-vjeçari, nuk ka zbritur këtë të premte në stërvitje me shokët e tjetër të ekipit në fushën “Tito Vilanova”, teksa një ditë më parë ishte pushim ndërsa të mërkurën është ushtruar vetëm në palestër.

Moszbritja e tij në fushë me grupin mbetet shqetësuese, aq më tepër që pas një jave rikthehen ndeshjet e La Ligas. TV3 raportoi të mërkurën e kaluar se argjentinasi pësoi një dëmtim në aduktorin e këmbës së djathtë dhe se duhej t’u nënshtrohej testeve mjekësore.

Ende ka kohë të mjaftueshme për të kuptuar nëse Leo mund të jetë në fushë përballë Mallorca-s, të shtunën tjetër, më 14 qershor, për javën e 28 të La Ligas.

SHKARKO APP