Messi përgatit rikthimin emocionues te Newell’s Old Boys në vitin 2027

Rikthimi i Lionel Messit një ditë te Newell’s Old Boys nuk ka qenë kurrë sekret, por tani kjo ide duket se po kalon nga një ëndërr e tifozëve argjentinas në një skenar real.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, presidenti i ri i klubit, Ignacio Boero, ka arritur një parim-marrëveshje me “Pleshtin” për transferimin e tij te skuadra që e zbuloi dhe ku Messi hodhi hapat e parë në futboll.

Plani parashikon një kontratë part-time për 6 muaj, nga janari deri në qershor 2027, duke qenë se ylli argjentinas ka kontratë me Inter Miami deri në vitin 2028.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi është bërë publik pasi Boero, sipas burimeve, ka diskutuar edhe me guvernatorin e Santa Fe, Maximiliano Pullaro, mbi një plan të posaçëm për të garantuar sigurinë dhe qetësinë e Messit gjatë qëndrimit të tij në Rosario.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse ky projekt konkretizohet, do të ishte një nga rikthimet më emocionuese në historinë e futbollit argjentinas dhe një ngjarje që do të ndizte gjithë vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?