Messi pranë “Topit të Artë”, mund Ronaldon dhe vendos rekord

Lionel Messi arriti të mrekullojë sërish mbrëmjen e djeshme duke rezultuar njeriu protagonist i Barcelonës në fitoren në Champions League kundër Dortmundit.

Argjentinasi arriti të shënoi një gol dhe të dhuroi 2 asite në fitoren 3-1 që kualifikoi katalanasit në raundin më eleminim direkt. Me golin kundër Dortmund, Messi u bë lojtari i vetëm në historinë e Champions League që i shënon 34 skuadrave të ndryshme duke lënë prapa Cristiano Ronaldon dhe Raúlin, që iu kanë shënuar 33 kundërshtarëve.

Messi nuk ka arritur t’i shënojë vetëm 5 ekipeve me të cilat është përballë në Europë: Atlético Madrid, Rubin Kazan, Udinese, Interit dhe Benfica.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?