Messi “qan” Ronaldon: Klasiket kundër Cristianos ishin shumë speciale
Ka kaluar një kohë e gjatë kur Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë takuar më në fushë, që nga “El Clasico” e fundit. Futbollisti argjentinas e ndjen mungesën e portugezit dhe këtë gjë e ka rikonfirmuar në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Ndeshjet kundër Real Madrid janë gjithmonë të veçanta, por kur ishte Cristiano Ronaldo, ishim më speciale. Dueli sportiv mes nesh do të mbetet përgjithmonë sepse zgjat prej shumë vitesh. Nuk është thjeshtë që të qëndrosh në nivele të tilla për një kohë të gjatë, në ekipe kompetitive si Barcelona apo Reali”.
Duke folur për faqen zyrtare të La Ligas, “Pulce” konfirmon: “Dueli mes nesh ka qenë shumë i bukur në nivelin personal, edhe njerëzit janë argëtuar, madrilen, blaugrana, apo tifozë të ekipeve të tjera. Tani është e kaluara, shohim përpara dhe atë që kemi aktualisht”. /R.Lika-Koha Jone/