Messi shënon golin e 900-të në karrierë, 21 vite karrierë (VIDEO)

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Ylli argjentinas ka realizuar golin e tij të 900-të në karrierë, duke shënuar për Inter Miami në ndeshjen ndaj Nashville SC, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të CONCACAF Champions League.

38-vjeçari zhbllokoi sfidën që në minutën e 7-të me një goditje të saktë përgjatë tokës, duke vulosur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Që nga transferimi në MLS në vitin 2023, Messi ka realizuar 81 gola me fanellën e Inter Miami.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll, këpucë sportive me taka dhe teksti që thotë "BOLAVIP LIONEL MESSI'S 900 GOALS +III FCB FC BARCELONA 672 GOALS M 食 AΓA ARGENTINA 115 GOALS MIA MIAM adidas adidas GROUP racht MMXX INTER MIAMI 81 GOALS III XBT΄ PARIS PSG 32 GOALS"

Swiss Digital Desktop Reklama

Bilanci i tij mbresëlënës përfshin edhe 672 gola me FC Barcelona, 32 me Paris Saint-Germain dhe 115 me Argjentinën. Fituesi i tetë herë i Topit të Artë  e nisi rrugëtimin e tij me gol në vitin 2005, kur shënoi për Barcelonën kundër Albacete. 21 vite më pas, Messi arrin një tjetër rekord që e konfirmon si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

Swiss Digital Mobile Reklama
🚨 LIONEL MESSI SCORES 900TH CAREER GOAL ⚽️ FOX SOCCER

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7321 (61.4%)
Jo 4598 (38.6%)

Vota totale: 11919