Messi te Manchester City? Pep Guardiola jep një përgjigje të prerë!
Lionel Messi ka një lidhje të ngushtë me Pep Guardiolën, ndaj dhe së fundmi kanë lindur thashethemet për një transferim të mundshëm të “Pleshtit” te City. Gjithsesi strategu spanjoll nuk ka ndryshuar mendim për të ardhmen e lojtarit.
“Nuk ka asnjë mundësi që ta transferojmë. Ai është një lojtar i Barçës dhe dëshira ime është që të qëndrojë. Unë mendoj se ai do ta përfundojë karrierën e tij atje”, këmbënguli strategu.
Një temë e përsëritur sa herë që diskutohet nëse Messi do të largohet ose jo nga klubi blaugrana, por si në shumicën e rasteve, zërat thjeshtë pështjellojnë mediat ndërkombëtare. Pyetjes nëse argjentinasi do të luajë sezonin e ardhshëm në “Etihad”, ai i përgjigjet hapur: “Nuk ka pasur bisedime”. /R.Lika-Koha Jone/